TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2023, 12:39

Merr kthesë hetimi për aksidentin te Liqeni, shofer dyshohet se ishte Emiljano Nina; person me precedent penal

Shkruar nga Pamfleti

Merr kthesë hetimi për aksidentin te Liqeni, shofer dyshohet se ishte

Të tjera detaje janë zbuluar nga aksidenti i frikshëm i mëngjesit të së martës në digën e Liqenit të Tiranës. Eldi Alushi, në orët e para të mëngjesit doli nga rruga me makinën “BMW X6” dhe u përplas tek bordurat mbrojtëse të digës. 26-vjeçari fillimisht ka deklaruar s’ka qenë ai drejtues i mjetit, pastaj e ka pranuar. 

Mësohet se Emiljano Nina, Jurgen Allushi dhe Eldi Allushi, janë tre personat që kanë qënë në makinën tip “BMW X6” që lëvizte me shpejtësi marramendëse në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet.

Dyshohet se Emiljano Nina ka qënë shofer i makinës, i cili ende nuk është ndaluar nga policia.

Nina është një emër i njohur për policinë, pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale. Në prill 2023 Nina u ndalua pasi ishte në kërkim për mashtrim nga policia prej disa kohësh tashmë.  Ai që njihet ndryshe edhe me emrin Emiljano Tasho, është shoqëruar edhe më herët nga uniformat blu.

 

Lini një Përgjigje