
Zbardhet dëshmia e 26-vjeçarit të arrestuar për aksidentin te diga e Liqenit Artificial. Policia vuri në pranga 26-vjeçarin Eldi Allushi, i cili u identifikua pas verifikimit të targave të makinës. Por ai në polici ka deklaruar se nuk ka qenë në timon.
Eldi Allushi ka pretenduar se ndonëse makina është në pronësi të tij, nuk ka qenë ai që ka qenë në timon në momentin e aksidentit, por ka qenë një person tjetër, të cilit ai i kishte dhënë dhënë makinën.
Nga dëshmitë që i kanë dhënë edhe personat që kanë qenë në makinë, Allushi pretendon se makina ka pasur probleme dhe se aksidenti nuk ka qenë i qëllimshëm.
Policia bëri të ditur se Eldi Allushi, do t’i nënshtrohet verifikimeve dhe hetimeve të mëtejshme lidhur me aksidentin duke shqyrtuar pamjet filmike, si dhe dëshmitë e dhëna.
Lini një Përgjigje