TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 18:00

E rëndë në Pogradec, 12-vjeçarja var veten në kasollen pranë banesës

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Pogradec, 12-vjeçarja var veten në

Një ngjarje tronditëse është regjistruar mesditën e kësaj të marte në fshatin Buzaishtë të Pogradecit ku është gjendur pa shenja jete në një kasolle një 12-vjeçare. E mitura i dha fund jetës së saj duke u vetëvarur në një kasolle pranë shtëpisë. 

Sipas burimeve nga policia, vajza e mitur ndodhej e vetme në banesë në momentin që ka ndërmarrë aktin tragjik. Rreth orës 14:10 ishte gjyshja e vajzës që pa mbesën e vetëvarur. Më tej njoftoi fqinjët dhe policinë. Prindërit janë të divorcuar dhe vajza jetonte me babanë, njerkën dhe gjyshen.

Lini një Përgjigje