
Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Laç.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të kurorës së pishave në kodrat e qytetit. Dy zjarrfikës ndodhen në vendngjarje për të izoluar flakët.
Mësohet se helikopteri dhe zjarrfikëset e të gjitha bashkive janë angazhuar për të shuar zjarrin.
Ndërkohë bëhet me dije se policia ka identifikuar autorët e dyshuar të zjarrvënies në Laç, ndërsa sqarohet se po punohet për kapjen e tyre.

Lini një Përgjigje