TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 14:51

Qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt një banese, arrestohet 34-vjeçari nga Skrapari  

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi me breshëri kallashnikovi drejt një banese,
    
Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov drejt një banese fshatin Potom të Skraparit, duke iu rrezikuar jetën anëtarëve të një familje.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 20 gushtit, ku 34-vjeçari L. T. ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, drejt mureve të banesës së shtetasit S. H., 61 vjeç, për të kanosur anëtarët e familjes së tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që kishte me ta.

Arma e zjarrit kallashnikov me të cilën u qëllua, dhe 21 fishekë luftarak, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje