Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Walker”, në pranga ka rënë Niko Begaj. Gjatë kontrollit fizik, atij i janë gjetur dhe sekuestruar, një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, me krehër dhe municion luftarak, një mjet identifikimi i dyshuar i falsifikuar, 6230 Euro, si dhe një sasi kokaine.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Lini një Përgjigje