
Policia ka identifikuar drejtuesin e automjetit luksoz që u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Liqenin Artificial të Tiranës. Bëhet fjalë për Eldi Allushin, 26 vjeçarin nga Durrësi.
Mjeti tip BMW X6 ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Allushi ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ndarjes. Ai ka marrë me vete edhe targat e makinës luksoze.
Dyshohet se i riu mund të ketë qenë në efektin e alkoolit apo të substancave narkotike. Blutë e Tiranës po punojnë për kapjen e tij dhe shoqërimin për kryerjen e veprimeve hetimore.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën.
Makina ka marrë para edhe një gardh që ndante kodrën me shëtitoren. Automjeti është ndalur falë bordurës së betonit pranë digës, pasi mund të kishte përfunduar edhe në liqen.
Lini një Përgjigje