TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 08:58

Aksident në Tiranë, makina thyen barrierat mbrojtëse dhe “fluturon” te diga e Liqenit; zhduket drejtuesi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Tiranë, makina thyen barrierat mbrojtëse dhe    
Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm te Liqeni Artificial i Tiranës. Një automjet luksoz tip BMW është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë.

Makina ka thyer barrierat nga “Rruga e Kosovarëve” dhe është ngjitur në digën e Liqenit e më pas është përplasur me murin rrethues.

Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar.

Aksident në Tiranë, makina thyen barrierat mbrojtëse dheAksident në Tiranë, makina thyen barrierat mbrojtëse dhe

Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet dhe nëse ka të lënduar pasi drejtuesi i BMW është zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për aksidentin.

Lini një Përgjigje