TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2023, 15:25

Droga në repartin e Zall-Herrit, gjykata e Apelit liron nga qelia tre ushtarakët

Shkruar nga Pamfleti

Droga në repartin e Zall-Herrit, gjykata e Apelit liron nga qelia tre

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia tre ushtarakët të cilët u arrestuan pasi kishin kultivuar kanabis në repartin e ushtrisë.

Bëhet fjalë për shefin e zbulimit Gramoz Mullai dhe dy Specialistët e Zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit "arrest në shtëpi". Brenda rrethimit te bazës ushtarake në Zall-Herr u gjetën 125 bimë kanabis sativa e ndarë në 6 parcela.

Mullai në deklarimet e para kishte pranuar që kanë konstatuar lenden narkotike qe në datën 10 korrik dhe kishte vene ne dijeni eprorin por nuk kishte mbajt procesverbal. Dy ushtarakët e tjerë kanë pretenduar se nuk kanë konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak te territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.

apeli ushtaraket droge zall her

Lini një Përgjigje