TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2023, 11:56

Ishte kthyer në makthin e durrsakëve, arrestohet 'skifteri' 32-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Ishte kthyer në makthin e durrsakëve, arrestohet 'skifteri'

3 muaj të verës, nga qershori në gusht, një 32-vjeçar nga Durrësi nuk i shfrytëzoi për të bërë pushime, por për të vjedhur shtëpi të ndryshme në qytetin bregdetar.

Qytetarë të shumtë kishin bërë denoncime për vjedhje dhe nga hetimet e policisë u zbulua se në të paktën 8 raste, autor i dyshuar është Oliv Tusha.

I riu kishte një sërë materialesh, si pinca, kaçavida e çelësa që i shërbenin për të hapur dyert e banesave.

Policia i gjeti dhe i sekuestroi 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të cilat pasi të identifikohen se kujt i përkasin do tu kthehen pronarëve.

Blutë e Durrësit thonë se Oliv Tusha, është autor i dyshuar edhe për 6 tentativa për vjedhje.

"Si rezultat i hetimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, mbi denoncimet e marra tre muajt e fundit, për vjedhje dhe tentativa për vjedhje, në banesa në lagje të ndryshme të qytetit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Çelësi”, në kuadër të të cilit është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Oliv Tusha, 32 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer shtetasit Oliv Tusha, për të kryer vjedhjet."-thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje