TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2023, 09:38

Gjendet i vdekur punonjësi i biletarisë pranë portit Vlorë, familjarët ngrenë dyshimet: E kanë grabitur dhe vrarë!

Shkruar nga Pamfleti

Gjendet i vdekur punonjësi i biletarisë pranë portit Vlorë,

Një punonjës i një agjencie turistike në Vlorë ka ndërruar jetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Kapelja” dhe se viktima është Nadir Gjata.

Dyshimet e para të policisë janë se kemi të bëjmë me një aksident.

Por familja beson se është grabitur dhe vrarë.

“Ka goditje pas kokës dhe nuk gjendet çanta që mbante me vete” mësohet se kanë deklaruar familjarët, sipas dëshmive të bëra publike në media.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së zonës ky dyshohet se ka ndodhur aksidenti për të zbardhur ngjarjen dhe pretendimet e familjes së të ndjerit.

Lini një Përgjigje