TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2023, 22:25

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë, plagosen 2 persona

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë, plagosen 2

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Shelegar. Mësohet se një automjet tip “Mercedes-Benz” me drejtues Zenel Tusha është përplasur me automjetin tip “Mitsubishi” me drejtues Eltjon Çela, 34 vjeç.

Të plagosur kanë mbetur pasagjerja e Benz-it, 63-vjeçarja Adife Tusha dhe drejtuesi i Mitsubishit. Ata po marrin ndihmën e parë në urgjencën e spitalit të Sarandës.

Sipas mjekëve, gjendja e Eltjon Çelës është e mirë ndërsa Adife Tusha është më rëndë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

sarande aksident delvine plagosje 2 persona

Lini një Përgjigje