TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2023, 17:59

Ngjarje e rëndë, mbytet 12-vjeçari në lumin Shkumbin

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje e rëndë, mbytet 12-vjeçari në lumin Shkumbin

Një fëmijë është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin pranë Librazhdit.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Fusha e Kromit.

Trupi i pajetë i 12-vjeçari u nxor nga ekipet e zjarrfikëses së Librazhdit të ndihmuara edhe nga kolegët e Prrenjasit.

I mituri me inicialet A.A ka qenë duke u larë me dy shokë të tjerë, por nuk ka dalë më nga uji.

"Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd,
dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi."-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje