TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2023, 13:56

Thyen masën “arrest në shtëpi”, prangoset 35-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti
Thyen masën “arrest në shtëpi”, prangoset

Policia e Sarandës ka arrestuar 35-vjeçarin pasi gjatë kontrolleve në banesën e tij, i cili ishte me masën “arrest në shtëpi”, nuk e kanë gjetur në banesë.

Pas kontrollit, 35-vjeçari është kapur dhe është vënë në pranga.

"Sarandë/Ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, por gjatë kontrolleve nga Policia, nuk u gjet në banesën e tij, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të ushtruar sipas procedurës standarde të punës, në banesën e një shtetasi të cilit Gjykata e Sarandës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, kanë konstatuar se ky shtetas kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasin:

35 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton policia.

arrest me burg pranga policia sarande

Lini një Përgjigje