TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2023, 11:28

U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë 16-vjeçari; prej katër ditësh ndodhej në vdekje klinike

Shkruar nga Pamfleti

U përplas me jet ski në plazhin e Llamanit, ndërron jetë

16-vjeçari, i cili katër ditë më parë u përplas aksidentalisht me jet ski në plazhin e Llamanit në Himarë, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Pas aksidentit, adoleshenti me iniciale K.XH u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës, ku qëndronte i shtruar prej disa ditësh, pasi kishte pësuar vdekje klinike.

Më herë, policia njoftoi se 16-vjeçari nga Tirana dhe shoku i tij 17 vjeç po nga Tirana së bashku me dy shokë të tjerë janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet jet ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

nderron jete jet ski 16 vjecari

Lini një Përgjigje