TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2023, 22:49

Zbulohet një “shtëpi bari” në Dimal, ndalohen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet një “shtëpi bari” në Dimal, ndalohen 5

Një banesë në të cilën kultivohej kanabis është zbuluar mbrëmjen e sotme në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.

Mësohet se policia ka shoqëruar deri tani 5 persona, të cilët po merren në pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati, ndërsa njëri prej tyre dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që kultivoi kanabis në një karburant në Lushnje.

Ende nuk ka informacion zyrtar nga policia, ndërkohë që nuk dihet as sasia e drogës së sekuestruar.

Lini një Përgjigje