
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Cërrik. Një vajzë e re ka humbur jetën, pasi e ka zënë korrenti gjatë kohës që po bënte dush.
Mësohet se e pajetë ka mbetur shtetësja I.M, 32 vjeç.
“Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 1 të Cërrikut, në banesë, shtetasja I. M., 32 vjeçe, banuese në Cerrik, gjatë kohës që ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje