
3 pushuese nga Maqedonia e Veriut i kanë shpëtuar mrekullisht mbytjes sot në plazhin e Golemit. Ato kanë hyr në ujë, por nuk kanë mundur dot të dalin prej andej dhe kanë qenë pushuesit e tjerë që i kanë shpëtuar, por janë në gjendje të rëndë.
Të trija këto shtetase janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, për ndihmë mjekësore.
Shtetasja Sh. A., 48 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja K. A., 66 vjeçe dhe shtetasja tjetër, ende e paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, janë në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje