TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2023, 20:08

Aksident në Fier, makina përfundon përmbys në kanal

Shkruar nga Pamfleti
Aksident në Fier, makina përfundon përmbys në kanal
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Seman, pasi një automjet ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit, i cili ka marrë plagë të lehta pas përplasjes.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Lini një Përgjigje