TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2023, 13:28

Përplasi këmbësorin në Korçë, arrestohet 58-vjeçari; i plagosuri në gjendje të rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi këmbësorin në Korçë, arrestohet

Policia e Korçës ka arrestuar 58-vjeçarin i cili mbrëmjen e djeshme përplasi me makinë një këmbësor. Mësohet se i plagosuri është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Zvirinë, ndërsa mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.T., banues në Maliq.

"Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e ndjeshme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Maliq, pasi ky shtetas në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Zvirinë, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Opel ATP”, ka aksidentuar këmbësorin Th. K., 58 vjeç, banues në Zvirinë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore", njofton policia.

 

 

korc policia arrestim

Lini një Përgjigje