TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2023, 08:15

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, furgoni përplas këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, furgoni përplas

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Korçë-Pogradec ku për pasojë një këmbësor është përplasur nga një furgon. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Leminot të Maliqit.

58-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Korçës.

“Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, automjeti tip furgon me drejtues shtetasin A. T., ka përplasur këmbësorin Th. K., rreth 58 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia.

aksident korce

Lini një Përgjigje