
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 60-vjeçarin, Thodhori Mërkuri, i cili 3 ditë më parë plagosi me thikë efektivin e policisë, Redin Çaushaj.
Ky i fundit ndonëse jashtë shërbimit ndërhyri për të shuar një konflikt fizik të autorit me një person tjetër të identifikuar si Alqi Prifti.
Në përpjekje për të ulur tensionet ai u plagos nga 60 vjeçari, i cili tashmë akuzohet për “vrasje me dashje e punonjësit të policisë” e mbetur në tentativë.
Në seancën e zhvilluar vetë autori ka shprehur pendesë, teksa u kërkoi falje familjarëve të policit, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.
Ndërkohë po në seancën e sotme gjykata la në burg dhe personin që po konfliktohej me autorin pasi nuk kallëzoi krimin në polici.
Lini një Përgjigje