TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2023, 13:28

Ra në kontakt me energjinë teksa punonte në lavazh, ndërron jetë 15-vjeçari në Dimal

Shkruar nga Pamfleti

Ra në kontakt me energjinë teksa punonte në lavazh, ndërron

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dimal, ku një 15 vjeçar ka ndërruar jetë. Ai humbi jetën pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në një lavazh, ku edhe punonte.

Pronari i biznesit, një 37-vjeçar është arrestuar nga policia për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 37 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të shtetasit A. H.'- njofton policia.

Lini një Përgjigje