TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2023, 12:28

"Koka" e Haxhiut kërkohet në Shqipëri, prokurori i Janinës apelon vendimin për mos ekstradim në Athinë

Shkruar nga Pamfleti
"Koka" e Haxhiut kërkohet në Shqipëri, prokurori i
Laert Haxhiu

Prokurori i Janinës ka vendosur të Apelojë në Gjykatën e Athinës, vendimin për moslejimin e ekstradimit të Laert Haxhiut. Prokuroria nuk ka qënë dakord me vendimarjen, ndaj brenda javës është ushtruar apel në Gjykatën e Apelit.

Vendimi i tre gjyqtarëve të Janinës për mosekstradimin në Shqipëri të Laert Haxhiut, është ndarë 2 kundër dhe 1 pro. Një nga gjyqtarët ka qënë pro ekstradimit të Haxhiut në Shqipëri. Laert Haxhiu është shpallur në kërkim nga prokuroria e Fierit për vrasjen e Besnik Hidës në Lushnjë.

Pritet që në muajt në vijim gjykata e Apelit në Athinë të marrë në shqyrtim rastin e Laert Haxhiut, pasi prokuroria ka kërkuar apelimin e çështjes.

Si ndodhi masakra e Lushnjes në vitin 2017?

Laert Haxhiu njihet si rival i bandës së Aldo Bares. Laert Haxhiu është i afërmi i Bledar Haxhiut, të ekzekutuar nga banda e Aldo Bares në vitin 1998. Ai i cili thuhet se dorëzoi trupin e mikut të tij Artur Daja te banda e Aldo Bares kundrejt një marrëveshje me këtë të fundit, por që u ekzekutua në pritë prej ushtarëve të dërguar prej tij, por ku një ngjarje tjetër do të shërbente si pretekst që Laert Haxhiu të niste nga puna për eliminimin e bandës së Lushnjës.

Sipas dinamikës së ngjarjeve, hakmarrja thuhet se nis zanafillën pasi banda e Aldo Bares, dogji shtëpinë e Shkëlqim Haxhiut, xhaxhait të Laert Haxhiut, por hakmarrja e bandës së Aldo Bares ndaj fisit Haxhiu nuk do të ndalej këtu.
Në janar të vitit 2005, anëtarë të kësaj bande vrasin Klodian Haxhiun, djalin e Shkëlqimit, xhaxhait të Laert Haxhiut. Do të ishte kjo vrasje, nisja e një revanshi të përgjakshëm tashmë nga Laert Haxhiu, ku në qendër të breshërive të plumbave tanimë do të ishin anëtarë të bandës së Aldo Bares. I pari që do të ekzekutohej do të ishte Gerti Lala, anëtar i bandës së Lushnjës, që mbante pseudonimin “Iriqi”, i cili u ekzekutua më 8.07.2010, ku të arrestuar në lidhje me këtë krim, ishin Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, të cilët më pas u shpallën të pafajshëm dhe u liruan nga Gjykata e Rrethit Vlorë

Por ky do të ishte vetëm fillimi i një serie të gjatë dhe tragjike të aksioneve që Laert Haxhiu dhe grupi i tij do të ndërmerrnin ndaj anëtarëve të bandës së Aldo Bares. Ajo që do të cilësohej si kapitulli më i përgjakshëm i gjithë kësaj dhune të pambarimtë gjaku, do të ishte “Masakra e Lushnjës”, ndodhur më 11 Tetor 2017, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Urës së Përroit”, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, si edhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe një kalimtar i rastit, por ku objektivi i vërtetë i atentatit, ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili, edhe më herët në vitin 2016 i kishte shpëtuar një tjetër atentati, ku thuhet se organizatori ishte i njëjti emër, Laert Haxhiu.

Sipas pamjeve filmike në mjetin me targa AA 726 PC kanë qenë gjithsej 3 persona, dy që kanë gjuajtur dhe i treti që ka drejtuar mjetin. Në orën 18:06 vihet re që mjeti i cili bën manovrën e parkimit nuk parkon, por niset me shpejtësi në drejtim të vendit të ngjarjes. Në momentin që mjeti shfaqet që të ndalojë, shihet që shtetasi Zamir Latifi rrëzohet në tokë dhe mbi të kalon një person që gjuan me breshëri mbi të.

Nga pamjet filmike dallohet që nga mjeti zbret vetëm drejtuesi i saj, i cili është një person i gjatë dhe i dobët, ndërsa dy personat e tjerë rezultojnë që të kenë zbritur më parë.

Pas këtij momenti shihet që personi që qëlloi mbi Zamir Latifin kalon përpara mjetit dhe hipën në sediljen e parë të pasagjerit, ndërsa personi i dytë vjen nga pas mjetit dhe hipën në anën e pasme pas shoferit. Nga këqyrja e kësaj kamere ka rezultuar se para dhe pas mjetit të autorëve me shpejtësi largohen edhe dy mjete të tjera të cilat kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe pikërisht një ‘Benz C Class’ gri dhe një ‘Ford Focus’ i bardhë dhe me logo jeshile. Duke parë që mjetet shkojnë me shpejtësi para dhe pas mjetit të autorëve lindin dyshime se këto dy mjete kanë luajtur rolin e ndihmësve të autorëve.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, tre persona të cilët qëlluan pa mëshirë në drejtim të lokalit ku ndodheshin shënjestrat e tyre, ishin Laert Haxhiu, Anterio Kaloshi dhe Orges Bilbili.

Sajmo Xhelili, që mrekullisht i shpëtoi këtij atentati, tregoi për hetuesit se ai dhe miqtë e tij kishin rënë edhe në vitin 2016 pre e një atentati të organizuar nga Laert Haxhiu, ku ai vetë dhe Xhulio Shkurti kishin mbetur të plagosur.

laert haxhiu

Lini një Përgjigje