TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2023, 07:18

E rëndë në Tiranë! Plagoset 16-vjeçari te "Ali Demi"

Shkruar nga Pamfleti
E rëndë në Tiranë! Plagoset 16-vjeçari te "Ali
Foto ilustruese

Një sherr mes disa personave në Tiranë ka përfunduar me përdorimin e sendeve të forta dhe një të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, te Ali Demi. Mësohet se pas një sherri për motive ende të paqarta, ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar.

Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

“Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit”, njofton Policia e Shtetit.

tiranë plagoset 16-vjeçari

Lini një Përgjigje