TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2023, 20:18

Tmerrohet Kuçova, 37-vjeçari merr peng nënën e motrën dhe i kërcënon për 2 orë me thikë në dorë

Shkruar nga Pamfleti

Tmerrohet Kuçova, 37-vjeçari merr peng nënën e

Një ngjarje e rëndë ka tmerruar sot Kuçovën.

Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi mbajti peng për 2 orë në një nga dhomat e shtëpisë nënën dhe motrën, duke i kërcënuar me thikë se do i vriste.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen "11 Janari", ku 37-vjeçari Gjergji Salla u arrestua vetëm pasi fqinjët e familjes njoftuan policinë, që arriti ta neutralizojë.

Mësohet se 37-vjecari është me probleme të shëndetit mendor dhe prej dy javesh refuzonte të pinte ilacet dhe ishte agresiv. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

policia

Lini një Përgjigje