
Brigadieri i minierës AlbChrome në Bulqizë është vënë në hetim për shkak të shpërthimit të një sasie gazi, ku si pasojë mbetën të plagosur tre minatorë duke marrë djegie trupore.
Brigadieri L.Xh., 55 vjeç, banues në Bulqizë, akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
U raportua se brigadieri i minierës nuk kontrolloi frontin e punës. Fatmirësisht tre shtetasit, F.S; Rr.K., dhe A.Ç., ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje