TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Gusht 2023, 13:33

Zbardhet dosja e operacionit ‘Flakë në det’, kush është trafikanti që drejtonte gomonen

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet dosja e operacionit ‘Flakë në det’, kush

Ditën e sotme është zbardhur dosja e operacionit ‘Flakë në det’. Sipas dosjes trafikantët do të kryenin shkëmbim të kokainës me kanabis.

Dyshohet se gomonia e nisur nga Laguna e Patokut në Kurbin, e cila ishte me lëndë narkotike drejtohej nga Besnik Brokeri. Gomonia të cilën e drejtonte Brokeri, është sekuestruar pas disa orësh ndjekje, por nga ana e policisë por brenda saj nuk është gjetur lëndë narkotike. Ndërkohë veliera e cila drejtohej nga dy ukrainasit është konstatuar në afërsi të Kepit të Rodonit.

Pas administrimit të të dhënave dhe informacioneve nga policia gjyqësore u konstatua se në dalje nga Laguna e Patokut", Kurbin, u konstatua një mjet tip gomone duke udhëtuar me shpejtësi në drejtim të një mjeti lundrues "veliere" e identifikuar me pas si veliera "NIULA" me flamur të huaj e cila kishte hyrë pa njoftuar në ujërat territorial Shqiptare në afërsi të Kepit të Rodonit.

Nga ana e policisë gjyqësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është komunikuar dhe bashkëpunuar me forcat e policisë italiane Guardia di Finanza të cilat operojnë në Republikën e Shqipërisë dhe në Itali, me qëllim kapjen e dy mjeteve lundruese dhe sekuestrimin e lëndëve narkotike në bashkëpunim me Policinë gjyqësore që po ndiqnin hetimet. Mjetet lundruese janë mbajtur në mbikëqyrje dhe ndjekje të vazhdueshme nga ana e policisë gjyqësore. Në momentin që mjetet e policisë janë parë nga të dyshuarit, shtetasit Ukrahinas Kyrylo Ponomarenko dhe Konstandit Bellon, që ndodheshin në mjetin lundrues "veliere" kanë vënë flakën mjetit lundrues, në të cilin ndodhej lënda narkotike, dhe kane zbritur në një mjet shpëtimi, ndërsa mjeti tjetër lundrues që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i nisur nga "Laguna e Patoku Kurbin, me shpejtësi është larguar duke u ndjekur nga forcat e policisë. Ky mjet është bërë e mundur të sekuestrohet pas disa orësh ndjekje nga ana e policisë.

Në këtë mjet lundrues nuk u bë e mundur kapja dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, për shkak se ky mjet u largua me shpejtësi në momentin që ka konstatuar focat e policisë dhe pas disa orësh ndjekje e kërkime të kryera nga policia është bërë e mundur kapja e këtij mjeti lundrues i cili në momentin e kapjes drejtohej nga i dyshuari Besnik Agron Brokeri.’- thuhet në dosje.

Lini një Përgjigje