Arrestohet 20-vjeçari i cili vodhi një shumë lekësh në një supermarket në Korçë ditën e sotme.
Pas kontrolleve të intensifikuara të policisë në qytet, u arrit kapja e autorit Orges Munushtiri.
20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë.
Ai njihet nga policia si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohej që mund të kryente edhe ngjarje të tjera si vjedhja e sotme.
Kamerat e sigurisë së biznesit kanë fiksuar një të ri teksa hyn brenda ambienteve për të vjedhur. Siç duket edhe në video, ai është i pamaskuar ndërsa drejtohet për në kasë me qëllim marrjen e xhiros ditore deri në ato momente. Punonjëset e supermarketit thanë para oficerëve të policisë se autori i ka kërcënuar me një thikë dhe ato kanë qenë të detyruara që t’ia jepnin paratë.
Bëhet e ditur se i riu ka arritur që të marrë një shumë prej 100 mijë lekësh nga biznesi.
Lini një Përgjigje