TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Gusht 2023, 09:53

Publikohet videoja, 23-vjeçari nën kërcënimin e thikës vjedh tre biznese në Korçë

Shkruar nga Pamfleti

Publikohet videoja, 23-vjeçari nën kërcënimin e

Një 23 vjeçar nga Korça është arrestuar për disa vjedhje. Mësohet se i riu, nën kërcënimin e thikës, ka vjedhur një shumë parash prej 43 000 lekësh të rinj në tre biznese në qytetin e Korçës.

Nga këqyrja e kamerave dhe i kontrollit të ambienteve të ndryshme ku dyshohej se fshihej autori, policia ka bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin tek terminali i të riut.

Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi 23 vjeçari.

"Korçë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

Vodhi shuma parash nën kërcënimin e thikës në tre biznese në Korçë, identifikohet, kapet dhe arrestohet 23-vjeçari.

Shërbimet e Policisë  menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në lagjen nr. 5, një shtetas kishte kanosur me mjet prerës (thikë), shitësen në një market, kishte marrë një shumë parash dhe ishte larguar, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.", njofton policia.

 

 

korçë vjedhje

Lini një Përgjigje