
Një shqiptar i kërkuar për trafik droge është arrstuar në Itali në kuadër të operacionit “Shqiponja e Bardhë”.
Ai u ndalua teksa po drejtonte një makinë të dyshimtë në lagjen Rifredi të Firences.
Dhe kontrollet zbuluan se ai ishte një trafikant i arratisur droge për më shumë se një dekadë, i kërkuar në të gjithë Evropën.
39-vjeçari me origjinë shqiptare kishte arritur të lëvizte brenda zonës Schengen falë një sërë identitetesh të rreme të raportuara në dokumente të huaja plotësisht të rregullta, shkruan Corriere della Sera.
Duke mbledhur me kalimin e kohës një seri të gjatë dënimesh në fushën e drogës. Dënimet, të cilat u bënë të formës së prerë, janë bashkuar së fundmi në një urdhër arresti, duke përfshirë shumën e të gjitha dënimeve, të lëshuar nga Seksioni Penal i Gjykatës së Firences.
Lini një Përgjigje