TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2023, 08:32

Konflikti me armë në Lezhë, zbardhet sherri mes dy të rinjve ku u plagos 24-vjeçari Dorjan Gjini

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti me armë në Lezhë, zbardhet sherri mes dy të rinjve

Dy ditë më parë u plagos me një plumb në këmbë 24-vjeçari, Dorjan Gjini në Gjadër të Lezhës.

Autori i ngjarjes, Gabriel Marku nga momenti i ngjarjes është shpallur në kërkim ndërsa është zbardhur shkaku i konfliktit mes dy të rinjve e cila shkoi deri në përdorimin e armës.

Mësohet se shkak i konfliktit mes dy të rinjve ka qenë xhirimi i gomave të makinës

Sipas burimeve autori dhe i plagosuri po bënin xhiro me makina në aerodromin e Gjadrit, ndërsa nuk njiheshin më njëri tjetrin.

Në një moment kanë debatuar me njëri tjetrin duke i share dhe ofenduar e më pas kanë shkuar për ty sqaruar pranë një lokali ku më pas janë përplasur fizikisht.

Pas përleshjes mes njëri-tjetrit Marku ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur në këmbë. I riu është dërguar në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.

konflikti me armë në lezhë dorjan gjini

Lini një Përgjigje