
Një 27 vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të korruptojë efektivin e policisë rrugore me 200 euro. I riu nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe pas testit të alkoolit ka rezultuar se drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Policia bën me dije se me qëllim shmangien e masës administrative, bashkë me dokumentet i ka dhënë dhe monedhën 200 euroshe.
Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
Deri tani ka shkuar në 71 numri i drejtuesve të automjeteve, që janë ndëshkuar pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative.
Lini një Përgjigje