TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2023, 15:34

Iu merrte para qytetarëve për parkimet në hapësirë publike, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

Iu merrte para qytetarëve për parkimet në hapësirë

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi iu merret para qytetarëve që parkonin mjetet në hapësirat e përcaktuara nga Bashkia.

Policia bën me dije se në këto hapësira lejohet që të parkohet pa asnjë pagesë, mirëpo 42-vjeçari i identifikuar si Albert Çipi u merrte para qytetarëve në mënyrë të paligjshme.

"Durrës/Iu merrte para qytetarëve që parkonin automjetet në një hapësirë publike që ishte përcaktuar nga bashkia, si vendparkim pa pagesë, arrestohet 42-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme që specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës kryejnë në subjekte të ndryshme ekonomike, është goditur një tjetër rast i përfitimit në mënyrë të paligjshme, të pagesave për parkimin e automjeteve në hapësira publike.

Për këtë rast, është vënë në pranga shtetasi A. Ç., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi iu merrte para qytetarëve, për të parkuar automjetet në një hapësirë e cila ishte përcaktuar nga bashkia e Durrësit, si vendparkim pa pagesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

para parkim arrestim durres

Lini një Përgjigje