
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në hyrje të qytetit të Vlorës.
Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të qytetit të Vlorës, të cilat kanë nisur punën për shuarjen e flakëve.
Raportohet se flakët janë duke u favorizuar edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta, ndërsa pranë zonës ka edhe një numër banesash të cilat deri tani nuk ndodhen në rrezik. Po ashtu aty ndodhet dhe një depo nafte dhe një pikë karburanti.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të shmangur një katastrofë të mundshme.


Lini një Përgjigje