TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Gusht 2023, 17:05

U kap me kanabis me vlerë 400 mijë paund, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Angli

Shkruar nga Pamfleti

U kap me kanabis me vlerë 400 mijë paund, arrestohet 20-vjeçari

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi u kap në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për një sasi të konsiderueshme kanabisi me vlerë rreth 400 mijë paund.

Bëhet me dije se 20-vjeçari Ergo Sala u kap nga policia në një apartament me disa dhoma dhe që ishte i mbushur me kanabis dhe qindra pajisje për rritjen e tij.

Pasi u arrestua 20-vjeçari pranoi se ishte përfshirë në prodhimin e kanabisit kur u pyet nga policia.

Raportohet se brenda banesës gjendeshin rreth 13 kilogramë kanabis gati për shitje me vlerë rreth 125 mijë paund, si edhe disa bimë të tjera, vlera e të cilave përllogaritet të ketë qenë rreth 250 mijë paund britanikë.

Sipas mediave britanike Sala kishte ardhur në Angli në mënyrë ilegale dhe nuk kishte dënime të mëparshme nga drejtësia, duke bërë që ai të dërgohet 9 muaj në një institucion riedukimi për të rinjtë.

arrestim shqiptar angli kanabis

Lini një Përgjigje