
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Librazhd-Qafë Thanë ky dy automnjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur dt drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë një tjetër aksident ka ndodhur në fshatin Kotodesh, ku një motor që drejtohej nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari.
"Rreth orës 19:40, në aksin rrugor “Librazhd-Qafë Thanë", në fshatin Dragostunjë, automjeti që drejtohej nga shtetasi L. G., 30 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi G. C., 18 vjeç. Nga përplasja, janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Rreth orës 20:15, në fshatin Kotodesh, Librazhd, motomjeti që drejtohet nga shtetasi I. B., 54 vjeç, është përplasur me një kafshë pune. Si pasojë, është dëmtuar 54-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Grupe hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të këtyre aksidenteve.", njofton policia.
Lini një Përgjigje