TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 10:13

"BMW X6" përfundoi mbi digën e Liqenit Artificial, zbardhen detaje nga aksidenti; policia hesht

Shkruar nga Pamfleti
"BMW X6" përfundoi mbi digën e Liqenit Artificial, zbardhen
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit Artificial.Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip BMW X6 është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.

Makinë e tipit “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Mjeti luksoz BMW X6 ka qenë me shpejtësi të lartë, saqë nga rruga e ‘Kosovarëve’ ka ngjitur maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit dhe më pas është përplasur me digën. 

Makina ka marrë para edhe një gardh që ndante kodrën me shëtitoren.Mësohet se drejtuesi i mjetit të ketë qenë nën efektin alkolit ose të drogës.

Drejtuesi më pas e ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi i ndarjes. Ai ka marrë me vete edhe targat e makinës luksoze, që siç vihet re edhe nga fotot e publikara ato mungojnë.

Nga pamjet e publikuara në media duket qartë automjeti i përplasur në murin anësor, ku dhe njëra prej rrotave i ka dalë nga vendi si pasojë e përplasjes.

Për këtë aksident që mund të përfundonte edhe me pasoja për banorët e zonës, Policia e Tiranës ende nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.

Lini një Përgjigje