
Një aksident i rëndë ka ndodhur në minierën e Bulqizës ku është plagosur një minator.
Burime bëjnë me dije se minatori është lënë i plagosur para derës së spitalit nga një person i cili e ka shoqëruar me makinë private.
Ai është dërguar në spitalin Ushtarak ku mësohet se është në gjendje kome. Sakaq, mësohet se i plagosuri me inicialet SH.Ç., është rreth moshës 60-vjeç.
Ndërkohë kanë qenë të afërmit ata që kanë denoncuar rastin. Sipas raportimeve, policia ka ndaluar edhe personin që e ka transportuar.
Ngjarja nuk është bërë publike nga policia dhe nuk dihet se në cilën galeri punonte 60 vjeçari Sh.Ç.
Lini një Përgjigje