TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 20:14

Zbardhet skandali në minierën e Bulqizës/ Minatori u mbajt 4 orë i plagosur në galeri, 2 persona e hodhën te dera e spitalit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhet skandali në minierën e Bulqizës/ Minatori u mbajt 4

Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë sot në Bulqizë, ku një minator u gjet te dera e spitalit në gjendje kritike për jetën.

Sipas burimeve të “Pamfletit”, në një galeri në Bulqizë në pronësi të shtetasit Halit Bajraktarit ka ndodhur një shpërhtim në një prej galerive rreth orës 12.30. Si pasojë është plagosur minatori Shyqyri Çela, rreth 58 vjeç.

Për të fshehur ngjarjen, drejtuesit e minierës e kanë mbajtur minatorin deri në orën 16.00 në ambientet e galerisë. Kur kanë shikuar se gjendja është kritike, e kanë dërguar në Peshkopi në spital në orën 16.00 dhe e kanë lënë te shkallët e spitalit 2 persona dhe kanë ikur.

Mjekët e spitalit panë se ai ishte në gjendje kritike dhe menjëherë e kanë dërguar drejt Tiranës. Çela është shtruar te Trauma dhe është duke luftuar me jetën.

Pra, kemi të bëjmë me një skandal. Në Bulqizë operojnë shumë kompani që nxjerrin krom duke shkelur ligjin. Kur ndodhin aksidente pronarët i fshehin nga frika e ndëshkimit. Mirëpo mbajtja e minatorit 4 orë në galeri rrezikon t’i kushtojë atij jetën. Ka pasur raste që minatorët pasi kanë humbur jetën janë hedhur buzë rruge dhe autoritet janë të pafuqishme përballë bandave të kromit.

 

Lini një Përgjigje