TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Gusht 2023, 19:35

“Fluturoi” me makinë te diga e Liqenit Artificial, arrestohet 26-vjeçari (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Fluturoi” me makinë te diga e Liqenit Artificial, arrestohet
Aksidenti që tronditi Tiranën

Arrestohet i riu që “fluturoi” me makinë sot tek diga e Liqenit Artificial. Në pranga ra Eldi Allushi, 26 vjeç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autori po udhëtonte me një automjet të tipit “BMW X6”

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se për vetëm tre sekonda mjeti i drejtuar nga 26-vjeçari nga Durrësi, nga Rruga e Kosovarëve përplaset me pemën dhe vijon pingul lëvizjen mbi pjesën e digës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar nga këmbësorët që po bënin vrapin e mëngjesit.


Dyshohet se makina lëvizte me afro 250 kilometër në orë dhe për shkak të kësaj shpejtësie, fuoristrada arrin të ngjisë kodrën dhe të përplaset te bordura mbrojtëse.

“Fluturoi” me makinë te diga e Liqenit Artificial, arrestohet
Eldi Allushi

26-vjeçari mori targat, dokumentet e makinës dhe u largua në drejtim të paditur për t’u identifikuar orë më vonë dhe shpallur në kërkim për 2 vepra penale, shkatërrim i pronës dhe largim nga vendi i aksidentit.

“Fluturoi” me makinë te diga e Liqenit Artificial, arrestohet

Pas kërkimeve të shumta, ai u lokalizua këtë mbrëmje dhe u arrestua nga policia. Dyshimet janë se i riu ka qenë nëm efektin e drogës dhe të alkoolit. Ai do u nënshtrohet analizave dhe do të merret në pyetje mbi ngjarjen. Fatmirësisht aksidenti ndodhi në një orë që nuk kishte njerëz te diga e Liqenit, pasi nëse do të ishte në orët e pasdites, do të ishte një aksident me bilanc tragjik.

“Fluturoi” me makinë te diga e Liqenit Artificial, arrestohet

Lidhur me aksidentin reagoi edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili publikoi videon që tregon “çmendurinë” e 26-vjeçarit, i cili duket se fluturon me makinë.

“Fluturoi” me makinë te diga e Liqenit Artificial, arrestohet

Lini një Përgjigje