
Një 21-vjeçar nga Kosova, rezident në Francë është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit.
Sipas njoftimi të policisë, i riu Valmir Ademi tentoi të trafikonte drejt Francës një armë zjarri tip pistoletë.
“Blutë” gjatë kontrolleve kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe 2 krehra të saj.
"Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas posedonte armë zjarri që do ta trafikonte drejt vendit të tij të rezidencës, u finalizua operacioni policor i koduar “Rezidenti”, në kuadër të të cilit në dalje të RSh-së, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi nga Kosova, V. A., 21 vjeç, rezident në Francë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në vijë të dytë, në automjetin tip “Fiat 500” që drejtonte 21-vjeçari, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe 2 krehra të saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”."-njofton policia.
Lini një Përgjigje