
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja.
Mësohet se i moshuari ka qenë duke kullotur bagëtitë gjatë momentin kur ka patur shkarkesë elektrike.
"Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Lini një Përgjigje