TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Gusht 2023, 21:55

"25 mijë euro borxh", plas sherri në një lokal në Kavajë, dy të rinjtë dhunojnë me shkop bejsbolli 49-vjeçarin

Shkruar nga Pamfleti

"25 mijë euro borxh", plas sherri në një lokal në

Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Bëhet me dije se të përfshirë në sherr janë 23-vjeçari Danjel Habibi, 35-vjeçari me inicialet Q.B., dhe 49-vjeçarit Zenel Lushkja, ky i fundit u dhunua me shkop bejsbolli.

Mësohet se shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë eurosh.

Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 49-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht. Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçarit i kanë goditur edhe makinën. Ndërkohë policia po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri Zenel Lushkja ka marrë edhe trajtim mjekësore.

"Rreth orës 20:15, në lagjen nr. 1 Kavajë, dyshohet se shtetasit D. H., 23 vjeç , dhe Q. B., rreth 35 vjeç, janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin Z. L., 49 vjeç.

Si pasojë e konfliktit shtetasi Z. L., është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Kavajës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën për lokalizimin dhe kapjen e dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.", njofton policia.

kavaje sherr dhune 25 mije euro borxh

Lini një Përgjigje