
Janë publikuar pamjet e sherrit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku disa të rinj, pjesë të dy grupeve, u goditën me shkopa bejzbolli dhe me tulla.
Siç shihet edhe nga pamjet, disa të rinj, sulmojnë fillimisht një person brenda një makine dhe më vonë, kur ata largohen një person tjetër u kthehet për t'i goditur.
Sipas burimeve, shkak i sherrit në Kavajaë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja.
Në momenti kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.
Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 49-vjeçari i kanë goditur edhe makinën.
Ndërkohë policia tha se po heton lidhur me ngjarjen dhe po punon për kapjen e autorëve, sakaq i plagosuri Zenel Lushkja ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Lini një Përgjigje