TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 10:09

Konsumoi aksidentalisht metadon, ndërron jetë në spital vajza 1 vjeçe nga Saranda

Shkruar nga Pamfleti

Konsumoi aksidentalisht metadon, ndërron jetë në spital vajza 1

Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës, fëmija 1 vjeç, S. A e cila konsumoi gabimisht metadonin që përdorte daja.

E mitura ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ajo u nis të dielën me helikopter nga Spitali i Sarandës, pasi kishte marrë ndihmën e parë.

Fëmija dyshohet se kishte konsumuar metadon në një banesë në Delvine.

Metadoni ishte lënë mbi tavolinë nga daja i saj, i cili dyshohet se ishte përdorues lëndësh narkotike. Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.

Lini një Përgjigje