TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 11:36

Detaje nga aksidenti në Sarandë, identifikohen 2 turistët italianë që humbën jetën nga përplasja me 'Benz-in'

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga aksidenti në Sarandë, identifikohen 2 turistët

Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën tragjikisht në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës u përplas nga një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një adoleshent. 

Aksidenti u shënua rreth orës 03:00 të ditës së sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

“Benzi”, drejtohej nga një 17-vjecar që nuk e kishte mbushur moshën për të marrë patentën. Burimet thanë se makina i ka prerë rrugën motorit të turistëve. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë. 

Mësohet se Benzi lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, por është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorin tip ‘Honda’.

Përplasja ka qenë tejet e fortë. Dëshmitarët në orët e para te mëngjesit tregojnë për ngjarje horror. Trupat e viktimave janë gjetur me dëmtime të shumta, poshtë makinës që i përplasi.

Ndërsa 17-vjecari që drejtonte makinën dhe shoku i tij 16 vjeç kanë marrë plagë të lehta dhe po mjekohen në spitalin e Sarandës.

Lini një Përgjigje