TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 16:45

'Çmontohet' banda shqiptare në Australi, arrestohen dy persona; sekuestrohet droga me vlerë 5 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

'Çmontohet' banda shqiptare në Australi, arrestohen dy

Një bandë kriminale shqiptare është shkatërruar nga policia, gjatë një operacioni në veriperëndim të Melburnit.

Sipas mediave të huaja, gjatë operacionit u arrestuan 2 persona dhe u sekuestruan afro 300 mijë dollarë në një pronë të Taylors Hill dhe 700 bimë kanabis.

Në vendngjarje u arrestua drejtuesi i dyshuar, 47-vjeçari Dritan Ndreu. Shqiptari akuzohet për kultivim dhe trafikim të sasive të mëdha të kanabisit dhe posedim të produkteve të veprës penale.

Gjithashtu u arrestua Shirley Rodriguez, një grua kolumbiane 44-vjeçare, e cila ishte me vizë studentore.

Hetimi filloi në qershor kur policia mori një informacion për sjellje të dyshimta në një nga adresat. Në total gjatë këtij operacioni u sekuestrua më shumë se një ton kanabis me vlerë rreth 5 milionë dollarë.

5 mln euro bande shqiptare droge australi

Lini një Përgjigje