TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 15:30

Përplasi për vdekje dy turistët italianë, arrestohet 17-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Përplasi për vdekje dy turistët italianë, arrestohet

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari Elio Rraku i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

17-vjeçari akuzohet per dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” sipas nenit 291.

Viktimat e aksidentit tragjik janë identifikuar si Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano.

"Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi italian D. G., 24 vjeç dhe një shtetas tjetër, ende i paidentifikuar, që udhëtonin me motomjetin tip “Honda”.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. R. është dërguar në spital, bashkë me shtetasin M. R., pasagjer në automjet.  Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Automjeti tip Mercedes benz ka qenë me drejtim lëvizje Sarande -Ksamil dhe motori Ksamil -Sarandë", njofton policia. 

 

turiste italiane arrestim sarande

Lini një Përgjigje