TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2023, 19:04

Makina doli në korsinë tjetër, zbulohet si ndodhi aksidenti në Sarandë; një prej italianëve mbrëmë festoi datëlindjen

Shkruar nga Pamfleti

Makina doli në korsinë tjetër, zbulohet si ndodhi aksidenti

Një prej italianëve që humbi jetën në aksidentin rrugor në Sarandë, kishte vetëm pak orë që kishte festuar ditëlindjen.

Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja për “gëzimin që u kthye në tragjedi”.

Domenico Gritto, 24-vjeç, dhe Vincenzo Tizzano, 32-vjeç, me origjinë nga Pozzuoli ishin duke udhëtuar me motor në aksin Sarandë-Ksamil kur u përplasën nga një “Mercedes” që dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme në rrugë.

Makina drejtohej nga një 17-vjeçar dhe kishte pasagjer një 16-vjeçar. Të dy shqiptarët shpëtuan pa dëmtime të rënda.

“Rreth orës tre të mëngjesit, dy turistë italianët po ktheheshin në Sarandë, një qytet bregdetar në jug të vendit, me një motoçikletë, kur një makinë Mercedes Benz, e drejtuar nga një adoleshent shqiptar, pa lejen e drejtimi, i preu rrugën. Përplasja rezultoi fatale për dy italianët, ndërsa drejtuesi i makinës dhe një bashkëmoshatar që ndodhej në mjet me të përfunduan në spital”, shkruan media italiane.

Mësohet se automjeti për shkak të shpejtësisë në kthesë ka dalë në kahun e kundërt ku ka goditur motorin. 17 vjeçari E. Rr. ka dalë nga kthesa për shkak të shpejtësisë, duke goditur përballë motorin e turistëve.

Lini një Përgjigje